Bayern Munchen ka konfirmuar se mbrojtësi Alphonso Davies, ka pësuar një tendosje të ligamenteve në gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes me Borussia Monchengladbach. Përmes një komunikate gjiganti gjerman njoftoi se kanadezi ka pësuar një dëmtim në fitoren me rezultatin 3-1 të shtunën ndaj Gladbachut. Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për klubin para duelit vendimtar ligë ndaj Bayer Leverkusen javën e ardhshme. Bavarezët po vuajnë mungesën e disa lojtarëve si Joshua Kimmich dhe Dayo Upamecano pikërisht për shkak të dëmtimeve. “Alphonso Davies ka pësuar një tendosje të ligamentit në gjurin e tij të majtë në fitoren e Bayernit me rezultat 3-1 në Bundesliga në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach. Shërim të shpejtë, Phonzy!”, ka shkruar Bayern në njoftim.
sfidanti.al