Dueli i dueleve shtyhet për në datën 18 maj

Usyk dhe Fury do të ndeshen këtë vit por jo në 17 shkurt. Ndeshja e boksit për unifikimin e 4 gjerdanëve të peshave super ntë rënda, ishte planifikuar në mesin e këtij muaji në Arabinë Saudite por një dëmtim i rëndë në vetull për britanikun gjatë stërvitjes, e ka detyruar atë të tërhiqet përkohësisht. 35-vjeçari u shpreh se është i dërrmuar që i duhet të marrë këtë vendim por nuk mund të rrezikojë për t’u ngjitur në ring me një dëmtim të tillë që mund të kushtëzojë edhe ndeshjen. Pas anullimit të datës 17 shkurt, organizatorët kanë bërë me dije se sfida do të zhvillohet në 18 maj, po në Arabinë Saudite.

sfidanti.al