Dinamo e artë e rrjetës, Edmond Gjerazi ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare

Një tjetër kampion ndahet nga jeta. Bëhet fjalë për ish-volejbollistin e brezit të artë të viteve 70, Edmond Gjerazi i cili në moshën 71-vjeçare ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Ish-shtatlarti i Dinamos u zbulua nga trajneri Vangjel Koja dhe ishte nga të parët që u alternua me sukses, me grupin e volejbollistëve të shquar, si Rusi, Shehu, Tartari, Lena, Panteqi, etj. 1.84 cm, organizator, i përgatitur në sulm e mbrojtje, i forzë fizikisht dhe me numritn 12 mi shpatulla, Edmond Gjerazi, shumë i ri, u shfaq, duke qenë një forcë, një element i rëndësishëm e kësaj skuadre, dhe i ekipit kombëtar për periudhën 1968-77. Edhe pas përfudnimit të karrierës në parket, ai vazhdoi rolin aktiov në sport si trajner dhe mësues i edukimit fizik, duke dhënë një kontribut të çmuar edhe për brezat e rinj.

sfidanti.al