Plani i Real Madrid për të transferuar Mbappe

Real Madrid është në një moment për të nënshkruar me Kylian Mbappe. Klubi është i vendosur të ndërmarrë një hap të guximshëm dhe të forcojë skuadrën me afrimin e sulmuesit të talentuar francez, së bashku me lojtarët e rinj premtues si Jude Bellingham dhe Vinicius Junior. Florentino Perez ka përdorur sërish kontratën e lojtarit francez që skadon nga 1 korriku, për të realizuar një nga transferimet më të mëdha të verës. Ditët e fundit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në pozicionin e Real Madridit dhe ky ndryshim pasqyron ambicien e drejtuesve të klubit, të cilët tani e shohin mundësinë e mbylljes së bisedimeve me Mbappe, më afër se kurrë pas disa përpjekjeve të dështuara.

sfidanti.al