Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajner i Liverpoolit pas këtij përfundimit të këtij sezoni. Njoftimi është bërë nga vetë klubi anglez, i cili ka bërë të ditur vendimin e trajnerit gjerman, i cili tashmë ka njoftuar klubin. “Jurgen Klopp ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit aktual, pasi kishte informuar pronarët e klubit për dëshirën e tij për t’u larguar nga posti. Pasi udhëhoqi “të kuqtë” në një tjetër finale të Kupës së Ligës në Ëembley të mërkurën mbrëma, 56-vjeçari do të vazhdojë të drejtojë ndeshjet e fundit të sezonit 2023-24, përpara se të largohet nga Anfield pasi drejtoi skuadrën për 8 vite e gjysmë, duke udhëhequr Liverpulin në fitimin e gjashtë trofeve të mëdhenj deri ëm sot. Ndihmës trajnerët Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz, si dhe Vitor Matos, gjithashtu do të largohen nga pozicionet e tyre në fund të sezonit”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al