Ceferin: Ndikimi i VAR duhet të reduktohet

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për mediat britanike, ka theksuar se futbolli nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha për të mbetur sporti më i ndjekur në botë. Ai u ndal edhe tek përdorimi i VAR-it dhe rregullat e lojës më dorë, të cilat prej vitesh janë problematike në futboll. “Unë nuk e kuptoj saktësisht kur loja me dorë është ilegale dhe kur jo. Ne mblodhëm 15 ose 20 nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe u treguam atyre një situatë. Gjysma prej tyre thanë se ishte lojë me dorë, dhe gjysma thanë se nuk ishte”, deklaroi i pari i futbollit për Evropë.

Ceferin kritikoi edhe VAR-in dhe shtoi se ndikimi i të cilit do të duhet të zvogëlohet.

“Nëse keni një hundë ose këmbë pak më të gjatë, ju nuk duhet të jeni në pozitë jashtë loje. Mendoj se ndikimi i VAR-it duhet të reduktohet dhe nuk duhet të përdoret për gjithçka”.

sfidanti.al