Jeta e Bastian Schweinsteiger duket se ka ndryshuar për mirë pas transferimit në SHBA. Mesfushori gjerman , tashmë pjesë e Chicago Fire, e nisi sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme në Major League Soccer madje duke gjetur edhe golin si në ndeshjen me Montreal Impact. Por futbolli në SHBA nuk është e vetmja disiplinë sportive që ka tërhequr 32 vjecarin. Së fundmi Schweinsteiger është parë nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Ana Ivanovic teksa ishte duke ndjekur ndeshjen e NHL, mes Chicago Blackhawks e Nashville Predators. Çifti dukej se po argëtohej në shkallët e impiantit ku po zhvillohej ndeshja, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për BlackHawks që e humbi sfidën me rezultatin 1-0.
sfidanti.al