Lara Colturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës në ski. Një tjetër performancë e mirë e saj, këtë herë në Jasna të Sllovakisë, teksa një javë më parë kishte marrë dhe vendin e parë. Pikërisht në Sllalomin Gjigant, Lara Colturi është renditur në vendin e trembëdhjetë. Në fakt ka qenë një garë e luftuar, të paktën edhe sipas informacionit që jep presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Ervis Toçi. Në një mbështetje të madhe të tifozerisë shqiptare, Colturi ka bërë një garë të mirë, ndërsa e diela do të jetë përsëri për të në Jasna, këtë herë në Sllalom. Lara Colturi kështu vijon të jetë në pesëmbëdhjetëshen e parë të skiatorëve në botë, ndërsa vlerësohet nga të gjithë për talentin që ka.
sfidanti.al