Laporte kundër jetesës në Arabinë Saudite

Aymeric Laporte e pranon se largimi në Arabinë Saudite nuk ak qenë vendimi i duhur edhe pse me Al Nassr fiton rreth 23 milionë dollarë në sezon. Në një intervistë të gjatë për “AS” spanjolli shprehet se jeta në Arabinë Saudite nuk ka asnjë lidhje me atë në Europë por në fund të fundit gjithçka lidhet me përshtatjen.

“Në fund të fundit, të gjithë kërkojnë një jetë më cilësore dhe këtu në Rijad mund të kalosh edhe tre orë në ditë në makinë e kjo është kohë e çuar dëm. Këtu të gjithë gjërat i marrin lehtë dhe nuk respektojnë asgjë nga ato që të thonë, pra nuk janë seriozë. Nuk e pranojnë asnjëherë që kanë firmosur për diçka dhe e kalojnë me lehtësi një gjë të tilë”, thekson Laporte duke dhënë sinjale lamtumire ashtu si Henderson.

sfidanti.al