Premier League, Everton rrezikon shumë

Duket se problemet nuk kanë të sosur për Evertonin. Klubi anglez u penalizua me -10 pikë në mes të nëntorit nga Federata angleze sepse kishte shkelur rregullat e “fair-play”-it financiar, veçanërisht për shkeljen e “rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë”, pas referimit të bërë në mars. Sipas “The Athletic”, sot Everton pret të njoftohet nga enti rregullator i Premier Ligës se kanë kryer të njëjtën shkelje në periudhën trevjeçare që përfundon në qershor 2023. I njëjti fat pret edhe Nottingham Forest. Everton ka apeluar dënimin e parë dhe ka deklaruar se ky nuk është një vendim i drejtë, sidomos kur ka klube të tjera (duke iu referuar Manchester City) që kanë bërë shumë më tepër shkelje.

sfidanti.al