4 finalistet i kemi! Po tani?

Formula e sezonit të ri parashikon 4 më të mirat në ndeshjet e majit dhe 6 të tjerët në betejën për mbijetesën që gjithashtu mund të vendoset shumë shpejt. Në situatën aktuale kur jemi pothuajse në gjysmën e sezonit, 4 të parat janë shkëputur me Vllazninë që shërben si kufiri i poshtëm dhe i ndarë nga 7 pikë prej ndjekësve, çka do të thotë se renditja po “kalcifikohet” dhe sipas të gjitha gjasave, me kalimin e javëve diferenca do të thellohet dhe me shumë mundësi do të luhet në dy kategori, në atë të kryesuesve që mund të kursejnë energji dhe në atë të skuadrave që do të luftojnë për të mbijetuar.

A mund ta kompromentojë kjo garën? (edhe pse pikëpyetjet kanë qenë konstante që në javën e parë). Sigurisht që mundësitë për të luajtur “pisët” nga skuadrat që e kanë arritur objektivin, rriten dhe kjo mund të jetë “gangrena” që mund të sëmurë edhe më shumë një futboll që momentalisht po vuan mungesën e tifozëve, interesit të njertëze dhe snobimin që i bëjnë madje edhe fraksionet më të afërta të klubeve në garë.

sfidanti.al