Kylie Walker, zbulohet historia sekrete e dashurisë

Ylli i Kombëtares së Anglisë, Kyle Walker është përzënë nga gruaja e tij, Annie Kilner në rezidencën luksoze ku ata jetonin. Në një deklaratë publike të publikuar në InstaStory, Annie tha:

“Unë po e postoj këtë si përgjigje ndaj pyetjeve të mediave së fundmi në lidhje me martesën time me Kyle dhe në një përpjekje për të mbrojtur familjen time kundër intensitetit të vëmendjes së mediave. Pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të largohem nga Kyle. Nuk dua të komentoj më mbi pozicionin. Tani për tani, kërkoj që të respektohet privatësia e vetes dhe tre fëmijëve tanë të vegjël në këtë kohë të vështirë”.

 

Ndarja tronditëse vjen pas një sërë skandalesh seksuale që përfshinin mbrojtësin e Anglisë. Walker u përfshi nga një sërë polemikash pas transferimit të tij prej 50 milionë funtesh në Manchester City në vitin 2017. Annie e dëboi atë në vitin 2019 pasi ylli i “Ex On The Beach”, Laura Brown tha se ata vazhdimisht shoqëroheshin bashkë. Annie e mori përsëri në shtëpi burrin e saj, por ia tregoi sërish derën kur kuptoi se influencuesja Lauryn Goodman ishte shtatzënë me të. Walker u transferua më pas në një banesë afër Hale, Cheshire por më pas u kap duke shkelur rregullat anti-COVID të izolimit duke bërë orgji me dy prostituta. Pavarësisht këtyre ndodhive, çifti u ribashkua pasi Annie u zotua të qëndronin së bashku për hir të tre fëmijëve të tyre të vegjël. Marsin e kaluar, Kyle u pa në një bar duke pirë me një grua misterioze.

sfidanti.al