Listës së përpiluar nga Zhoze Murinjo me lojtarët, të cilët do të jenë sot të pranishëm në “San Siro” për të sfiduar Milanin, i mungon Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar, i cili kaloi një kalvarë të gjatë dëmtimesh, ka munguar muaj të tërë për shkak të dëmtimit të pësuar në gju pikërisht në një ndeshje përballë Milanit. Ai u grumbullua për herë të parë me ekipin e parë vetëm mesjavën e kaluar për derbin, të vlefshëm për Kupën e Italisë. Ditën e djeshme Kumbulla është stërvitur me grupin, por në mbrëmje Murunjo ka vendosur që të mos e ftojë për transfertën e Milanit. Mësohet se 24-vjeçari ka një mbingarkesë në muskujt e kofshës dhe stafi i mjekëve të Romës ka vendosur për ta lënë pushim pasi kërkon të evitojë të tjera telashe me lojtarin. Përveç Kumbullës, Romës i mungojnë edhe Dibala e Sançezi.
sfidanti.al