Erzeni pa “frena” në merkato

Erzeni po tregohet shumë aktiv këto ditë në tregun e transferimeve të futbollistëve, duke afruar elementë cilësorë në skuadër për të përforcuar organikën në dispozicion të trajnerit Deliallisi. Arlind Dakaj, Silvio Zogaj, Auron Ademi dhe Florijan Kadriu (rikthehet në Shijak) do të luajnë për skuadrën shijakase në pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit e klubit kanë prezantuar edhe blerjen më të fundit, atë të portierit Bruno Puja.

Në pjesën e parë të sezonit, Puja ishe pjesë e Bylisit, ndërsa tashmë është gati që të nisë një aventurë të re në Superiore, aty ku ka veshur edhe fanellën e Egnatias. “KF Erzeni njofton arritjen e marrëveshjes me portierin Bruno Puja.  I urojmë mireseardhjen dhe suksese Brunos”, shkruhet në njoftimin e klubit shijakas.

sfidanti.al