Jasir Asani gati të bëjë hapin e madh në karrierë

Celta Vigo në gjurmët e Jasir Asanit i cili mund të nrdyshojë ambjent që këtë merkato verore. Sipas mediave maqedonase, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare pëlqehet shumë në La Liga nga klubi bardhekaltër. Guangju nuk kërkon të privohet lehtë nga lojtari kuqezi por financat e spanjollëve janë dhe dëshira e lojtarit mund të shtyjë aziatikët të pranojnë ofertën e Celta Vigos. Asani është pjesë e ekipit nga Koreja e Jugut që nga janari i vitit të kaluar, kur edhe u transferua nga ekipi hungarez Kisvarda për 700 mijë euro. Kontrata aktuale me koreanët skadon në fundin e këtij viti dhe ka opsion për rinovimin edhe një sezon tjetër.

sfidanti.al