Celtic emëron Elena Sadikun trajnere të ekipit të femrave

Elena Sadiku do të bëhet trajnerja e parë femër në histori të ekipit të femrave të Celtic, pasi edhe zyrtarisht klubi skocez njoftoi për arritjen e marrëveshjes. Ajo do ta nisë aventurën e saj të re me Celtic javën e ardhshme, teksa ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, duke lënë kështu punën tek ekipi i Everton. 30-vjeçarja si futbolliste aktive ka luajtur për klube nga më të ndryshmet si Rosengard, Kristianstad, Eksilstuna United dhe Hammarby, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli aktiv në moshën 23-vjeçare për shkak të një dëmtimi. “Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time, t’i bashkohem një klubi si Celtic në një kohë kaq të rëndësishme për ekipin tonë të femrave”, ka thënë Sadiku.

sfidanti.al