Pulo Dybala drejt Premier League

Sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala po mendon seriozisht largimin nga Italia me destinacion Anglinë ku Newcastle ka si objektiv të paguajë klauzolën e largimit të tij që është rreth 13 milionë euro. Me hyrjen e sesionit të merkatos dimërore, deri në datën 15 janar klubet e interesuara do të tentojnë të bindin sulmuesin për ta shkëputur nga Roma për shumën modeste dhe Newcastle i ka të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Me 6 gola dhe po kaq asiste këtë sezon, Dybala është lojtari kyç i formaconit të Jose Mourinhos, ndërsa në Angli mund të përfitojë deri në 200 mijë euro në javë. Gjithsesi, Newcastle duhet që fillimisht të shesë Bruno Guimaraes për të mos rrezikuar një penalizim për shkak të normave të fair play financiar.

sfidanti.al