Sulmi me eksploziv ndaj autobusit të Borusia Dortmund shkaktoi plagosjen e mbrojtësit Marc Bartra në drejtim të të cilit vërshuan mesazhet inkurajimit nga të gjithë kolegët e tij futbollistë. Padyshim nuk mund të mungonte në këtë pikë ajo që i ka rrëmbyer zemrën futbollistit katalanas, gazetarja Melissa Jimenez e cila nuk ngurroi të konfirmojë dashurinë e saj në drejtim të futbollisti. në profilin e saj në Instagram Jimenez publikoi një foto të Bartrës të shoqëruar më me mesazhin:
‘Nuk mund të të dashuroja më shumë’. në fund të vitit të kaluar, Bartra i propozoi Melissa Jimenez për martesë në një sallë kinemaje ku në ekran u sjhfaqën imazhet e dy të dashuruarve. Mësohet se ceremonia e martesës mes futbollistit dhe gazetares do të zhvillohet gjatë kësaj vere.. për t’u theksuar është se cifti ka edhe një vajzë, të quajtur Gala.