Sancho te Dortmund, pritet vetëm zyrtarizimi


Transferimi i Jadon Sanchos nga Manchester United te Borussia Dortmund tashmë është punë e kryer, pasi ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se United dhe Dortmund kanë arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit. Anglezi do t’U nënshtrohet testeve mjekësore në Gjermani pasi i kaloi muajt e fundit i larguar nga ekipi i parë. Gjithsesi nuk ka asnjë mundësi që Dortmund ta blejë atë përgjithmonë pas përfundimit të huazimit. Huazimi do t’i kushtojë 4 milionë euro klubi gjerman që do të paguaje edhe një pjesë të pagës së lojtarit i cili ka dalë jashtë planeve të Erik ten Hag.

sfidanti.al