Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht ardhjen e ish-sulmuesit Besart Berisha, i cili do të ketë një vend në stafin e trajnerëve. Klubi kryeqytetas po punon edhe në aspektet tjera, përves përforcimeve për sezonin pranveror. Pas transferimit të mbrojtësit Ardi Limani, Prishtina ka konfirmuar edhe një prurje në stafin teknik. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur Besart Berisha, i cili do t’i bashkohet ekipit kryeqytetas si pjesë e trajnerëve. “Pas përfundimit të karrierës profesionale, Besart Berisha ka vendosur që të filloj zejen si trajner i ri te klubi ynë për çka FC Prishtina uron që në të ardhmen të kemi sukses së bashku”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. Nuk postimin e klubit kryeqytetas nuk bëhet i ditur posti që do ta mbajë, por Berisha thuhet se do të jetë njëri nga ndihmësit e trajnerit Emmanuel Egbo.
sfidanti.al