Plaku i vitit të Ri në futbollin tone.. u bënë vite që nuk vjen. Thonë se e ka të ndaluar të vij si nga brenda , por më keq dhe nga jashtë. Kështuqë, mbetet në fuqi plaku i vjetër. Ka më shumë se dy dekada që “lodrat” i merr për vete dhe nuk i ndan për “fëmijët e futbollit”. Ndaj, në fund të vitit , kur flitet për sukseset , “plaku i futbollit” del nëpër intervista dhe tregon se sa lart është ngjitur vetë, deri në majën e UEFA-s dhe pastaj e zë harresa, nuk tregon se sa poshtë kemi shkuar me futbollin që e quajmë Superligë.
Në një nga daljet e fundit në ekran, e pyetën “babushin” me pyetje dreqi, për herë të parë, nuk i kishte përgatitur vetë: Si ka mundësi që Kombëtarja po shkon drejt parajsës, pra në Europian, kurse futbolli i vendit drejt ..ferrit?
Përgjigja e tij ishte si një kartolinë që ndez oreksin për të gjithë : “ Edhe Ramën më shumë e duan jashtë se sa brenda. Futbolli binjak i politikës është, ndaj edhe mua më shumë më duan në Europë, në UEFA, se sa në vendin tim..”
I besuar qofsh! Ky është kulmi i sinqeritetit, tamam i denjë për fundvitin, po të kujtosh me dhimbje ..plagën më të madhe të futbollit tonë. Kur Skënderbeu e dënuan me 10 vite ne “burgjet e Europws” , presidentit tonë “babushit” i ndryshoi jeta : “ Ti hajde lart, në UEFA, ata le të rrinë poshtë…”
Sfidanti.al