Mourinho jep miratimin, Bonucci rikthehet në Itali

Leonardo Bonucci është shumë pranë Romës. Shumë tifozë verdhekuqë janë kundër transferimit të ish-lojtarit të Juventusit, por jo Mourinho. Tekniku portugez ka dhënë miratimin për mbylljen me sukses të këtij operacioni. Bonucci, që dëshiron që të rikthehet në Itali, do të largohet menjëherë nga Union Berlin për të firmosur kontratën me kryeqytetasit. 36-vjeçari do të firmosë deri në fund të sezonit dhe do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro bruto shkruan “Il Messaggero”. Roma nuk do të paguajë asnjë qindarkë për kartonin e lojtarit, që do të transferohet me parametër zero në kryeqytetin italian. Mourinho kërkon një mbrojtës me eksperiencë pasi prapavija është goditur nga dëmtimet (Smalling dhe Kumbulla), ndërsa Nidcka do të largohet në janar në Kupën e Afrikës.

sfidanti.al