Nëse ka një vend në Europë ku shqetësimi nga huliganizmi është më i madh, ai quhet Angli. Është mëkat t’i thuash Britani sepse skocezët nuk kanë thuajse asnjë problem me këtë lloj “sporti”. Po ashtu, nëse gërmon pak në histori dhe në mentalitetin e anglezëve, siç thonë ata vetë, nuk ka vend në Europë që të ketë më shumë paragjykime për njerëzit “rouge”, pra për ata që mund t’i quajmë vagabondë.
Për të mos u zgjatur me këtë hyrje, le të japim lajmin direkt pasi një tjetër “seri” e huliganizmit anglosakson u “xhirua” në Madrid. Kjo, në vazhdë të asaj që ndodhi në Europian dhe të tronditjes që shkaktuan disa tifozë të Uest Hemit në një ndeshje të koheve të fundit ndaj Çelsit. Tetë tifozë të Leisterit u arrestuan nga policia spanjolle për thyerje të rregullit dhe për vandalizëm në Sheshin Major.
Natyrisht, gjendja është larg katastrofës së viteve 80-të, ndërsa një pyetje e pafajshme të vjen ndër mendje: Përse në Angli dhe jo, për shembull, në Gjermani? Ka arsye historike dhe aktuale. Në shekujt e kaluar, në tokat angleze më shumë se kudo tjetër njerëzit u përzunë nga fshatrat që arat e tyre të ktheheshin në kullota për lordët, ndërsa në qytete ata i prisnin ligjet e tmerrshme kundër endacakëve. Në kohën që jetojmë, Gjermania, p.sh., ka më shumë shtet social, më shumë arsimim publik pra më shumë mundësi për shkollim dhe edukim, ndaj edhe huliganizmi në Gjermani është shumë i ulët.
Sfidanti.al