Ka shumë vetë që më të mirët e “Gala-s” së FSHF i përcaktojnë në një mënyrë më realiste : Fitojnë më të mirët e shefave, më të mirët e fushës ..presin në heshtje ! Dhe një nga fituesit e “përjetshëm” të shefave, që sa më shumë zbret nivelin në vendin e tij, aq më lart ngjitet si ndërkombëtar, s’ka pikë dyshimi është Enea Jorgji.
Atë natë, kur u shpall fitues si arbitri më i mirë , mund të kishte marrë edhe trofeun si “aktori më i mirë”. Gjestet e tij, pozat ledhatuese dhe plastika e fytyrës gjatë fjalës falenderuese, ( mund te kishte bere edhe prova!) sidomos për “babin”, presidentin e FSHF, mund të linin me gojë hapur edhe një aktor të Teatrit profesionist…
Jorgji shkëlqeu në “gala”, por mbeti në klasë ..sapo doli në fushë në finalen e Superkupës mes Partizanit dhe Egantias. Asnjë koment tjeter ,për “ më të mirin” , nuk do të t’ia kalonte atij të Olsi Ramës, drejtorit të Partizanit pas Superkupes :
“ Është një nder i madh që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Më mirë të iki dhe të gjykojë në Europë se është nivel shumë i lartë. Çfarë të them unë i shkreti, kam fatin që t’i shikoj ndeshjet nga lart, dhe e bëj varin para se t’ia bëjnë ..varin!”
Sfidanti.al