Historia e sportit të volejbollit

Volejbolli është shpikur si sport pak më shumë se një shekull më parë. William G. Morgan në vitin 1895 kishte idenë gjeniale për të shpikur volejbollin pasi u frymëzua nga ideja për t’u servirur një sport tjetër njerëzve të cilëve basketbolli u dukej i mërzitshëm dhe aspak interesant e argëtues. Topi u huazua nga basketbolli, rrjeta nga tenisi dhe përdorimi i duarve nga hendbolli e në këtë mënyrë lindi volejbolli. Një top më i vogël dhe më i lehtë u prezantua në vitin 1900 ndërsa vetëm 47 vite më vonë volejbolli mori trajtë zyrtare me krijimin e federatës ndërkombëtare dhe me rregullat që ne e njohim edhe sot.

Kampionati i parë botëror u organizua në vitin 1949 në Pragë, ndërsa sot federata e volejbollit është më e madhja në botë me 222 shoqata të anëtarësuara në të. Debutimin në olimpiadë volejbolli e bëri për herë të parë në vitin 1964 në Tokyo, ndërsa numrin më të madh të medaljeve e kanë Brazili, Italia dhe Bashkimi Sovjetik. Volejbolli është një sport që ka ecur në gjurmët e basketbollit, bejsbollit, tenisit dhe hendbollit duke u rritur gradualisht e sot në botë luhet nga rreth 800 milionë njerëz.

sfidanti.al