Roma-Mourinho nisin bisedimet por ka shumë pengesa

Vitet kalojnë, por Jose Mourinho nuk ndryshon kurrë. Tekniku portugez mbetet unik në mënyrën se si e përjeton futbollin, në pankine dhe jashtë sajë. Në pak kohë, Mourinho fitoi ambientin në Romë, me rezultate, por dhe me sjelljen e tij. Këto ditë në kryeqytet po flitet shumë për të ardhmen e tij pasi i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Dukej e pamundur që portugezi të qëndronte më gjatë në krye të Romës, pasi milionat nga Arabia e tundonin, por gjërat kanë ndryshuar shumë së fundmi. Mes tij dhe presidentit Friedklin janë vendosur kontaktet e para për të rinovuar kontratën aktuale. Drejtuesit e klubit dëshirojnë që Mouronho të rinovojë kontratën e tij aktuale, e dëshiron edhe Mourinjo, por palët kanë ngecur te një detaj shumë i rëndësishëm. La “Gazzetta dello Sport”, shkruan se Mourinho dëshiron një kontratë 2-vjeçare, ndërsa drejtuesit e Romës për momentin i kanë ofruar rinovim edhe për një tjetër vit, detaj ky që po vonon firmën mbi kontratën e re.

sfidanti.al