Ancelotti: Për 500 milionë do të shkoja me këmbë në Arabi

Disa klube nga Arabia Saudite po e shohin Carlo Ancelottin si trajnerin e tyre të ardhshëm, megjithatë, italiani pritet të qëndrojë te Real Madrid ose të kalojë trajner i Kombëtares së Brazilit. Në konferencën e fundit për shtyp të Real Madrid nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me kalimin e tij në Arabinë Saudite, ku italiani iu është përgjigjur me humor.

“A do të shkoja në Arabinë Saudite për 500 milionë euro? Nuk do të më duhej as të rezervoja fluturimin. Do të shkoja atje në këmbë. Jo, po bëj shaka. Unë nuk dua para, kjo nuk është interesante më për mua”, deklaroi Ancelotti.

sfidanti.al