Manchester United ka planifikuar një pastrim radikal që në merkaton e janarit ku lojtarët në radhën e parë të vitrinës janë Casemiro, Jadon Sancho dhe Raphael Varane, ndërsa Erik ten Hag kërkon të bashkojë sa më shpejt dhomën e zhveshjes për shkak të tensionit që është krijuar gjatë javëve të fundit. Humbja 1-0 ndaj Newcastle e bëri situatën edhe më të rënduar ndërsa tekniku holandez kërkon më shumë impenjim edhe nga Anthony Martial që këtë sezon duket hija e vetvetes. Braziliani Casemiro i blerë për 80 milionë nga Reali 18 muaj më parë, i kushton klubit edhe 20 milionë në sezon ndërsa problemet e tij fizike janë bërë pengesë e madhe ndërsa Varane dhe Sancho duhet të kërkojnë gjithashtu skuadër të re pasi me shumë mundësi nuk do të jenë më në planet e Ten Hag.
sfidanti.al