Shqipëria me një “rekord” në Euro 2024

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvio Mendes është i vetmi jo me origjinë europiane në stolin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Europës, Gjermani 2024. Të gjithë trajnerët e tjerë të skuadrave të kualifikuara janë me origjinë europiane ndërsa Italia mban një rekord absolut me 4 emra. Përvec Spalletit që drejton Italinë, Montella është në krye të stolit të Turqisë,  Marco Rossi i Hungarisë dhe trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona.

Evropiani do të ketë dy trajnerë nga Gjermania, Julian Nagelsmann  dhe Ralf Rangnick i Austrisë, ndërsa një tjetër është me nënshtetësi të dyfishtë, gjermane dhe italiane, e bëhet fjalë për Domeniko Tedescon e  Belgjikës. Dy trajnerë ka edhe Spanja, teknikun e “Furisë së Kuqe”, Luis de La Fuente dhe atë të Portugalisë, Roberto Martinez. Të gjitha vendet e tjera përfaqësohen nga një trajner, siç është rasti i Anglisë me Garet Sauthgate apo i Francës, nënkampione e botës me Didier Deschamps.

sfidanti.al