Serbia shmangu Shqipërinë në Euro 2024, teksa në fazën e grupeve do të përballet me Danimarkën, Anglinë dhe Slloveninë. Gjithsesi, në Serbi nuk harrojnë kuqezinjtë asnjëherë. Kurir shkruan: Serbia zbulon rivalët, Kroacia kundër Shqipërisë dhe dy gjigandëve. Kujtojmë që goglat vendosën ekipin e Silvinhos ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Vlen të theksojmë se ekzistonte mundësia që të kishim një përplasje direkte me serbët për shkak se gjendeshim në vazo të ndryshme. Gjithsesi, diçka e tillë nuk ndodhi, pasi goglat nuk ishin…tekanjoze. Euro 2024 mbahet verën e ardhshme, në Gjermani.
sfidanti.al