Dramë në hokej, paralizohet kampionia

Ylli i hokejit në akull, Sanni Hakala është paralizuar nga mesi e poshtë pas një incidenti të tmerrshëm. Ajo po luante në një ndeshje të Ligës Suedeze të Hokejit ku ishte kapitene e skuadrës HV71 dhe në sfidën kundër Djurgardens u përplas duke pësuar dëmtimin e rëndë. Finlandezja u rrëzua në akull dhe për këtë arsye ndeshja u ndërpre menjëherë. Pasi u transportua në spitalin e Linkoping ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale që e mbajti në jetë por nuk arriti të rikthente si më parë dhe tashmë mund të thuhet me siguri që ajo do të vijijë të jetojë e paralizuar.

sfianti.al