Haaland, mbreti i rekordeve

Erling Haaland vazhdon të thyejë rekord pas rekord. Me golin e shënuar ndaj Leipzig-ut, sulmuesi norvegjez u bë lojtari më i ri (23 vjeç e 4 muaj) dhe më i shpejti (vetëm 35 ndeshje) që ka shënuar 40 gola në Champions League. Pas tij është ish-sulmuesi holandez Ruud Van Nistelrooy, i cili luajti 45 ndeshje, dhe vendi i tretë për Kylian Mbappé. Jashtë Top 10 është Cristiano Ronaldo, rekordmeni absolut i golave ​​në kompeticionin më të rëndësishëm evropian në rang klubesh.

Ruud Van Nistelrooy (40 gola në 45 ndeshje)
Kylian Mbappé (40 gola në 59 ndeshje)
Leo Messi (40 gola në 61 ndeshje)
Robert Lewandowski (40 gola në 61 ndeshje)
Neymar (40 gola në 65 ndeshje)
Karim Benzema (40 gola në 67 ndeshje)
Flippo Inzaghi (40 gola në 69 ndeshje)
Andriy Shevchenko (40 gola në 72 ndeshje)
Sergio Aguero (40 gola në 72 ndeshje)

 

sfidanti.al