Sulmuesi koreano-jugor, Hwang Ui-jo është pezulluar nga Kombëtarja për shkak të një skandali seksual që po bën zhurmë gjatë ditëve të fundit në vendin aziatik. Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një video me përmbajtje erotike ku shfaqet sulmuesi i Norëitch dhe ish e dashura e tij. Hwang i cili e mohon se bëhet fjalë pë të në video, do të qëndrojë i pezulluar nga skuadra përfaqësuese deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Norwich e transferoi lojtarin nga Nottingham Forest në formë huazimi në fillim të këtij sezoni dhe bën me dije se do të monitorojë nga afër situatën. Koreja e Jugut do të marrë pjesë në Kupën e Azisë që starton në datën 12 janar në Katar.
sfidanti.al