Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë 2 asist në 8 ndeshjet që u aktivizua. 28-vjecari ishte surpriza e Sylvinho-s në nisjen e këtij rrugëtimi, me sulmuesin nga Shkupi që e shpërbleu më së miri besimin e brazilianit. Asani prej një edicioni luan në Korenë e Jugut tek skuadra e Gwangju, por pritet që pas paraqitjeve mbresëlënëse me kuqezinjtë, 28-vjecari pritet të rikthehet në Europë.
E ardhmja e Asanit lidhet me La Liga, ku skuadra e Las Palmas është gati që të blejë kartonin e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë. Klubi nga Korea pretendon rreth 1 milion euro për ta lënë të lirë Asanin, shifër e pranueshme për ekipin spanjoll. Aktualisht Las Palmas është në vendin e 11 të renditjes së La Liga-s me 18 pikë në 14 ndeshje.
sfidanti.al