Broja: Tifoz i Çelsit që në moshën 3-vjeçare

Gjatë një interviste për “The Secret Scout” në “You Tube”, Armando Broja tregon për hapat e para në karrierë si dhe komenton frsutrimin që ndjen tani për minutat e pakët që ka në dispozicion. “Kam qenë tifoz më Çelsin që në moshën 3-vjeçare edhe pse hapat e parë në futboll i kam hedhur në një klub rival siç është Totenhahmi”, tregon Broja, i cili pohon se përpara se të luante si sulmues ka provuar të jetë portier, mbrojtës dhe mesfushor krahu.

“Kur luaja me moshat e Totenhemit kundër bashkëmoshatarëve të Çelsit mundohesha që të jepja 150% pasi doja shumë që të transferohesha në klubin për të cilin bëja tifo”, thotë sulmuesi shqiptar. Mes të tjerash Broja tregon edhe për situatën që po kalon tani. “Shumë lojtarë do të frustroheshin nga fakti se aktivizohen pak si titullarë, por unë duhet të bëj durim pasi kthehem pas një dëmtim i rëndë. Tani më duhet edhe një herë të tregoj se kush jam në sytë e trajnerit, stafit, klubit dhe tifozëve. Jam I bekuar në pozicionin ku ndodhem”, pohoi Broja.

sfidanti.al