Ukrainë, vdes në frontin e luftës kampioni i botës

Sergei Lysyuk, kampioni botëror në kik-boks dhe një figurë e nderuar në sportin e arteve marciale, ka humbur jetën në një mënyrë tragjike në fushëbetejën e Donbassit gjatë konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Lajmi i vdekjes së tij ka shkaktuar tronditje dhe pikëllim të madh në komunitetin e sportit dhe më gjerë, pasi raportohet nga mediat ndërkombëtare. Lysyuk, një fitues i titujve evropian dhe botëror, u vra në betejë në afërsi të Avdeyevkas. Sipas Komitetit për Rininë dhe Sportin e Radas, ai shkeli një minë më 12 nëntor. Menjëherë pas plagosjes, këmba e tij u amputua, por përpjekjet për ta mbajtur atë në jetë dështuan. Për dhjetë ditës, mjekët në një spital në Dnipropetrovsk luftuan pa pushim për shpëtimin e tij, por fatkeqësisht Sergej Lysyuk ndërroi jetë më 22 nëntor.

sfidanti.al