Një leksion moral i kampionit të madh të tenisit, Novak Xhokoviç, për futbollistët e Kombëtares sonë , që në ndeshjen e “lavdisë së fundit” me Ishujt Faroe, i lejuan vetes një sjellje të dyshimtë . Madje, mund të pagëzohet si ..një arrati kuqezi, si në kohërat e vjetra!
Xhokoviç, pasi fitoi ndeshjen finale me italianin Siner, në turneun e Torinos, ku ishin 8 tenistët më të fortë të botës, kur përshëndeti publikun si fitues, theksoi edhe këto fjalë të shenjta : “ Sot duhet të fitoja edhe për dy ëngjëjt e mi, dy fëmijët, djalin dhe vajzën, që ishin të pranishëm.”
Kurse futbollistët tanë të Kombëtares, tamam në ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe, edhe pse na përlotën kur kënduan me pathos vargjet e himnit “ ..se nga lufta veç ia largohet, që është lindur tradhëtar”, edhe pse disa prej tyre kishin marrë fëmijët, nipërit dhe mbesat për të parë magjinë e fundit kuqezi, s’patwn frikë kur dhanë shfaqjen më të padenjë të sezonit.
Si kështu? Në ditën që e shenjuam si “rilindja e futbollit”, nuk lejohej të flitej vetëm për ekipet e ardhmërisë, ekipin Shpresa dhe kombëtaret e moshave. Ato të gjorat, që me humbjet pa zë e pa propagandë, gati me silenciator , thithën plot një dyzinë me gola, 15 apo 16 gola , sa s’ mbahen mend. Dhe “baballarët” nuk kërkojnë falje për zhgënjimin tek fëmijët e futbollit, sepse po krenohen me ..burrat!
Sfidanti.al