Gazetarja e Fox, Charissa Thompson, bëri bujë këtë javë teksa pranoi se kishte sajuar raporte gjatë disa ndeshjeve në të kaluarën. Në një intervistë në podcast-in “Pardon My Take”, ajo zbuloi se ndonjëherë kishte gënjyer për atë që thoshin trajnerët gjatë pjesës së parë të ndeshjeve.
“Ndonjëherë bëja raportin, sepse trajneri nuk dilte në pjesën e pare, ose ishte shumë vonë dhe nuk doja të prishja raportimin, kështu që thashë: “Unë do ta bëj këtë,”- rrëfeu Thompson. Gazetarja, e cila gjithashtu drejton emisionin e Amazon “Night Football”, bëri citate të përgjithshme, duke justifikuar gënjeshtrën, duke thënë se asnjë trajner nuk do ta mohonte një deklaratë kaq të gjerë, sepse fjalët e saj të sajuara ishte mjaft të pranueshme. Molly McGrath, komentatorja sportive amerikane në ESPN, ishte veçanërisht e qartë dhe prerëse në kritikat e saj ndaj deklaratave të bëra nga Charissa Thompson dhe e sulmoi atë përmes rrjeteve të saj sociale me mesazhin e mëposhtëm: “Raporterë të rinj: kjo nuk është normale apo etike. Trajnerët dhe lojtarët na besojnë informacione konfidenciale, dhe nëse ata e dinë që ju jeni të pandershëm dhe nuk e merrni seriozisht rolin tuaj, ju keni humbur çdo besim dhe besueshmëri.”
sfidanti.al