Kombëtarja pa ndryshime në formacion

Kombëtarja Shqiptare nuk ndryshon pasi skuadra fituese nuk mund të humbasë ekujlibrat. Kjo është filozofia e punës së trajenrit Sylvinho, i cili ka pasur në dispozicion gjithë skuadrën në stërvitjen e fundit në Tiranë dhe Kishinjev. Në portë rikthehet Etrit Berisha pas një dëmtimi të lehtë duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon ndërsa në mbrojtje rikthehet Ismajli përkrah Xhimshitit me Hysajn e Mitajn në krahë. Nuk ndryshon mesfusha ku rreshtohen sërish titullarët Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani me Bajramin më të avancuar në rolin e fantazistit ndërsa në sulm, Seferi dhe Asani nga krahët do të mbështesin Sokol Cikalleshin. 4-3-3 i konsoliduar dhe i mbështertur nga një stol luksi me emra si Daku, Muja, Balliu, Uzuni apo Muçi.

sfidanti.al