Kategoria Superiore rinis nga java e 13

Egnatia-Partizani ishte programuar si ndeshja hapëse e javës së 13-të të Kategorisë Superiore dhe si e tillë nisi. Por tragjedia e Rafel Duamenës bëri që takimi i nisur më 11 nëntor në Rrogozhinë në orën 13:30, të ndërpritej në minutën e 24-t.

Kjo minutë përkon me momentin fatkeq të sulmuesit 28- vjeçar të Egnatias, i cili pësoi arrest kardiak në fushë dhe në fund nuk arriti që të mbijetonte. Pas pezullimit të ndeshjes Egnatia-Partizani, FSHF-ja më pas anuloi të gjitha aktivitet që ishin planifikuar për fundjavën, ku përjashtim bënë vetëm takimet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, që kishin startuar në njëjtin orar me Egnatia-Partizani, 13:30, dhe që përfunduan normalisht.

Sipat “Panorama Sport” pas ndërprerjes së ardhur nga angazhimet e kombëtareve, Kategoria Superiore do të nisë sërish me agjendën e javës së 13-të që u shty pas tragjedisë së Rafael Duamenës dhe kete date do te zhvillohet edhe ndeshja Vllaznia- Laçi.

PROTOKOLLI I EGNATIA-PARTIZANI

Takimi i nisur më 11 nëntor mes Egnatias dhe Partizanit, që u ndërpre në minutën e 24-t, do të vazhdojë pikërisht aty ku u la. Ky takim do të vazhdojë më 23 nëntor, me të njëjtin protokoll të formuluar të shtunën e kaluar. Pra, i bie që në fushë do të hyjnë të njëjtët futbollistë që ishin kur u ndërpre sfida.

Madje, kur i ndjeri Duamena u transportua me ambulancë drejt spitalit të Kavajës me shpresën se do të mbijetonte, në fushë sulmuesi u zëvendësua me Isgandarli. Ky zëvendësim u krye kur kronometri tregonte minutën e 32-të, por ndeshja nuk nisi, pasi lojtarët kishin kërkuar që të mos nisnin lojën pa mësuar fatin e Rafael Duamenës.

Gjithsesi, në ditët në vijim mbetet për të parë se çfarë mund të ndodhë me protokollin e ndeshjes, pasi nëse gjatë kësaj ndërprerje ndonjë nga titullarët pëson dëmtim apo sëmuret, i bie që duhet zëvendësuar, por duhet përcaktuar mënyra se si mund të veprohet, zëvendësim i dakordësuar, ose i regjistruar si ndërrim në protokoll duke konsumuar një mundësi.

Rifillimi i takimit Egnatia-Partizani i bie që të nisë nga minuta e 25-të dhe me rezultat 1-1, ku në minutën e 11-të shënoi Malota për Egnatian dhe në të 13-ën Bintsuka barazoi shifrat.