Vata kundër Shqipërisë

Në nivel grupmoshash, Roko Vata do të kuajë kundër Shqipërië edhe pse në të ardhmen mund të grumbullohet me fanellën kuqezi. Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ervin Bulku do të përballet me Irlandën në vendin tonë në kualifikueset e Europianit U-19, ku do të synohet “Elite Round”.

Te ishullorët është grumbulluar dhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Roko Vatën, djalin e kapitenit legjendar të Kombëtares, Rudi Vata. Ai ka treguar një formë mjaft të mirë me Celtic dhe për këtë arsye Irlanda nuk është menduar dy herë që ta thërrasë 18-vjeçarin. Roko do të përballet me kuqezinjtë të mërkurën e 15 nëntorit, në orën 14:00.

sfidanti.al