Kukësi ka ndryshuar trajner që në javën e dytë por nuk e ka aspak problem të bëjë ndryshime edhe mes organikës aktuale. Klubi ka ndarë rrugët me Arbër Bashën edhe pse ky i fundit u transferua me shumë bujë në merkaton e verës. Një vendim anormal edhe pse i lejueshëm pasi palët janë ndarë me mirëkuptim. Lajmin e ka dhënë vetë mesfushori përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale. Një larg disi misterioz, pasi nuk jepen shumë sqarime rreth këtij vendimi. ”Falënderoj Fk Kukësi për bashkpunimin! Falënderoj edhe tifozat kuksianë dhe ju uroj shumë suksese”. Ky është mesazhi i lamtumirës i Arbër Bashës te verilindorët. 25-vjeçari ka qenë disi i pafat te Kukësi, për vetë problemtikën e dëmtimeve që ka kaluar. Në këtë sezon Basha ka luajtur 451 minuta për verilindorët në Superiore, ku ka qenë prezent në 9 takime. Mbetet për të parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit, si dhe arsyet pse palët vendosën të marrën këtë vendim për t’u ndarë shumë kohë para hapjes së merkatos së dimrit.
sfidanti.al