Besnik Hasi rikthehet në pankinë

Klubi belg, KV Mechelen ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi. Trajneri nga Gjakova i është kthyer punës rreth një viti e gjysmë, kur u shkarkua nga Al-Ahli i Arabisë Saudite. Hasi ka vendosur të rikthehet në një kampionat që e njeh mirë, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin belg, KV Mechelen. “Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-trajneri i Anderlecht, Legia Varshavës dhe Olympiacos, ndër të tjera, nënshkruan kontratë me Malinwa deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim. Gjatë komunikatës, klubi belg njoftoi tifozët se Hasi nuk është emër i huaj, pasi u aktivizua në vitet 1994 deri në 2016 si lojtar ndihmës trajner dhe trajner. Në vitin 2014 fitoi titullin me skuadrën e Anderlecht.

sfidanti.al