E pyetën një herë profesor Loro Boriçin se si do të ishin futbollistët nëse nuk do të kishin një trajner që t’i drejtonte. Profesori ka vënë buzën në gaz dhe ka thënë : “ Provoni t’i hiqni frerët kuajve dhe ta shikoni ç’ndodh.” Fjalët e “guru” ” Boriçit në vesh të perëndisë dhe ne prej vitesh ia kemi hequr “frerët kuajve”. Në këtë sezon i kemi larguar me shumicë trajneret nga stoli, madje kemi vendosur edhe rekordin e shpejtësisë në botë! . Presidenti i Laçit, e largoi trajnerin Nica vetëm pas javës së parë…
Trajnerët tanë, sepse të kujtojnë kompraçikosët tek “Të Mjerët”, atyre njerëzve që u kishin operuar fytyrën që të dukeshin si të qeshur, edhe pse ishin në pikë të hallit. Ky “operacion” ndodhi edhe me 8 trajnerët e shkarkuar ,vetëm në këto javët e para të kampionatit, qw dukeshin sikur “qeshin” kur po iknin. Të gjithë e “gjetën gjuhën” me presidentët , u ndanë si “burrat dhe jo si gratë”. Saqë çasti që mbeten papunë po shpallet… si “eliksiri i zanatit”….
Sfidanti.al