Kampioni i Anglisë falimenton në biznes

Në fushë mund të jetë lojtar i pakalueshëm por si biznesmen është një dështim i vërtetë. Danny Drinkwater, ish-kampion i Anglisë me Leicester, ka humbur rreth 1 milionë euro pasi restoranti që ai ngriti për të nisur rrugën si biznesmen, falimentoi. Ish-ylli i Chelsea dhe Leicester i cili u tërhoq ditët e fundit në moshën 33-vjeçare, duhet të tërhiqet gjithashtu edhe nga ideja për t’u bërë një biznesmen i suksesshëm. RestorantiFoodWell” u hap në Manchester në vitin 2018 por vetëm gjatë vitit të kaluar grumbulloi rreth 2 milionë pound borxhe. Drinkwater u transferua në vitin 2017 nga Leicester për te Chelsea për 40 milionë euro por ai la pak gjurmë në Londër e për atë eksperiencë të dështuar ai do të shprehej:

“Është errësira më e madhe në të cilën jam gjendur. Është njëlloj sikur të hidhesh e të notosh por nuk arrin sepse e ke harruar notin. Ata që mendojnë se të fitosh shuma të mëdha të fshin gjithë problemet, e kanë shumë gabim. Problemet mendore janë shumë më të rëndësishme se ato fizike”.

sfidanti.al