Biraghi kapiten edhe në fatëkeqësi

Kapiteni i Fiorentinës, Cristiano Biraghi, shkoi në vijën e parë për të sjellë ndihma në zonat më të prekura nga përmbytjet e shkaktuara në Toskanë nga kalimi i stuhisë “Ciaran”. Lojtari i Fiores ndjek shembullin e dhënë në mes të majit nga Yuki Tsunoda, i cili mori pjesë në operacionet e pastrimit në Faenca pas përmbytjes në Romanja.

Pas ndeshjes të së dielës me Juventusin, e hëna ka qenë pushim për futbollistët e Fiorentinës. Kapiteni Kristiano Biragi e shfrytëzoi mëngjesin pa angazhime për të udhëtuar në “Campi Bisenzio”, një nga zonat më të prekur nga përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit. Biragi veshi doreza dhe çizme, duke marrë vijën e parë për të ndihmuar ata që ishin më në vështirësi.

sfidanti.al