Bruno Fernandes drejt Arabisë Saudite?

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes ka treguar tashmë nëse është i interesuar për një transferim në Arabinë Saudite. Të hënën, eksperti italian Rudy Galetti pohoi se Liga Saudite po eksploron mundësinë e nënshkrimit me kapitenin e United.

Mesfushori 29-vjeçar, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tij kundër Fulham të shtunën, thuhet se është një emër konkret në listën e mundshme për verën e ardhshme. Besohet se përfaqësues nga Fondi i Investimeve Publike Saudite, të cilët kanë shumicën e aksioneve në Al-Nassr, Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Ahli, do të zhvillojnë bisedime me yllin portugez për një marrëveshje të mundshme. Raporti pretendon se ylli portugez pati mundësinë të largohej nga “Old Trafford” në tre raste këtë verë pasi mori tre oferta të majme nga Arabia Saudite por i qëndroj besnik klubit duke i refuzuar të gjitha ofertat.

sfidanti.al