Everton mund të përfundojë në duart e indianëve

Gara për blerjen e klubit të Everton po vazhdon. Në një kohë që kompania 777 Partners është në lojë për të bindur pronarët aktualë, në skenë shfaqet edhe një kompani indiane. Amerikanët e 777 kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Fahrad Moshirin për të prezantuar më pas një ofertë që mund të bindë drejtuesit e “Toffees”. Everton rrezikon deri në 12 pikë pasi është kërcënuar me vendimin ekstrem për shkak të shkeljes së rregullave financiare e nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë klubi nga Liverpool do të rrezikonte seriozisht rrëzimin në Championship.

 sfidanti.al