Kosova ka fituar katër medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës. Një medalje e argjendtë dhe tri të bronzta ishte bilanci i Kosovës në këtë kampionat, ku mori pjesë me gjashtë garues. Festa e medaljeve filloi të premten kur fillimisht Distria Krasniqi, fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të premten fitoi medalje të bronztë Nora Gjakova. Për medalje të bronxtë. Dy të bronxta të tjera erdhën sot ku shkëlqyen Laura Fazliu dhe Akil Gjakova. Në luftën për medalje të bronztë shqiptari nga Gjakova kishte përballë legjendën e xhudos botërore, Lasha Shavdatuashvili. Akili fitoi me nëj hedhje të bukur në kohën shtesë. Flaka Loxha dhe Loriana Kuka nuk arritën të fitonin medalje në këtë Kampionat Evropian.
Sfidanti.al