Babai i Luis Diaz është rrëmbyer nga guerrilasit

Babai i futbollistit kolumbian, Luis Diaz u rrëmbye nga grupi guerril i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e njohur shkurt si ELN, njoftuan autoritetet kolumbiane. Pas një aksioni ai u shpëtua dhe tashmë ngjarja ka filluar të qartësohet dhe autoritetet kanë dhënë detaje të reja. “Sot ne e dimë zyrtarisht se rrëmbimi i babait të futbollistit kolumbian Luis Diaz u krye nga një njësi që i përket ELN, grupi i fundit gueril ende aktiv në Kolumbi”, njoftoi qeveria kolumbiane.

Të shtunën, prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer nga persona të panjohur në qytetin Barrancas, prej nga është sulmuesi 26-vjeçar. Nëna e Diazit u shpëtua, por kërkimet për të atin janë ende në vazhdim. Ushtria kolumbiane njoftoi se po vazhdon kërkimet me mbështetjen e “dy togave të motorizuara, dronëve, postblloqeve, helikopterëve, avionëve me radar të specializuar dhe më shumë se 120 personave”.

sfidanti.al